Kryetari i Odës së Farmacistëve: Qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë rezerva të barnave

Kosova

Kryetari i Odës së Farmacistëve: Qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë rezerva të barnave

Më: 9 mars 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës Arianit Jakupi, thotë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të blejnë barna për të bërë rezerva, në këtë situatë krize ekonomike e të sigurisë.

Jakupi thotë se ka mjaftueshëm barna në Kosovë, pasi është shtuar importi javëve të fundit, që të krijohen stoqe të volitshme, të cilat nuk do ndikojnë as në çmim.

Ai tha, se nuk ka nevojë të blihen as barnat kundër ndonjë rrezatimi, pasi efektet e tyre, nuk mbrojnë të gjitha pjesët e trupit, në rast të ndonjë sulmi të rëndë sigurie.

I njëjti, foli edhe për botimin më të ri të Regjistrit të Barnave, që u promovua me 7 mars.

Sipas Jakupit, i njëjti botim, që ka rreth 750 faqe, ka përshkrim të detajuar për 817 lloje të barnave, sa janë tërësisht në Kosovë.

“I njëjti regjistër, do të shpërndahet falas nëpër të gjitha barnatoret, e qendrat mjekësore, me të cilin, më pas do asistohen profesionistët shëndetësor. Bashkë me Regjistrin e barnave, është botuar edhe Revista Farmaceutike, që ka të bëjë me Sigurinë e Produkteve Medicinale”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat