Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 12 mars 2022 Në ora: 07:16
Parashikimi i motit për ditët në vijim

Mot shumë i ftohtë e me ngrica pritet të mbajë edhe gjatë fundjavës. Javën e ardhshme, temperaturat do të jenë në rritje.

12.03 – Ngrica në mëngjes. Kryesisht me kthjellime, ditën ftohtë, e pjesërisht vranët.

13.03 – Kryesisht me diell, ditën edhe vranësira kalimtare. Në mëngjes ngrica.

14.03 – Kthjellët dhe me diell. Ngrica orëve të mëngjesit.

15.03 – Kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.

16.03 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta shiu.

Temperaturat mjaft të ulëta në fundjavë, e më pas nga e hëna në rritje.  Minimalet zbresin deri në -8C e -9C, derisa maksimalet shënojnë rritje deri në 5C të dielën, e të martën e mërkurën në 11C e 13C.

Erërat do të fryjnë me intensitet mesatare nga verilindja ditën e shtunë 5-10m/s, e ditëve vijuese drejtimesh më të ndryshme të lehta 1-4m/s.

Shtypja atmosferike në rritje shumë lart mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat