Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

Kosova

Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve

Më: 14 mars 2022 Në ora: 08:40
Ilustrim

Mbrëmë , rreth orës 23:25 Njësia e Reagimit të Shpejtë ( NJRSH)  nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, deri sa ishte në pikë kontrolli në udhëkryqin e fshatit Bajnicë të Kaçanikut, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve Ford me targa vendore .

Gjatë kontrollimit të automjetit, shoferit dhe dy pasagjerëve, në automjet është gjetur dhe konfikuar më pas një armë zjarri ( pistoletë),një karikator me një fishek.

Policia e Kaçanikut, të dyshuarin (shoferin)  dhe dy pasagjerët i ka shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi janë  intervistuar nga hetuesit policor me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit XH.D (M/K) i moshës 29 vjeçar është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ .

Ai është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat