E lanë lavatriqen jashtë, e papritur çka i ndodhi familjes nga Vushtrria

Kosova

E lanë lavatriqen jashtë, e papritur çka i ndodhi familjes nga Vushtrria

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

Një familjeje në Vushtrri iu vodh një lavatriqe të shtunën e kaluar.

Zonja e shtëpisë rastin e lajmëroi në polici, të cilët arritën ta gjejnë makinën e larjes së rrobave dhe ia kthyen nga hekurishtja.

Sipas pronares, rrobalarësja kushtonte katër mijë euro dhe ishte dhuratë nga Suedia, por të njëjtën i dyshuari e kishte shitur për 27 euro.

Policia ka arrestuar një person për këtë rast, por i njëjti pas intervistimit është liruar me urdhër të prokurorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat