Digjet shtëpia në Obiliq, pronari ankohet se kati i 2-të ishte me punime dore

Kosova

Digjet shtëpia në Obiliq, pronari ankohet se kati i 2-të ishte me punime dore

Më: 15 mars 2022 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Familja Grajqevci nga Hadja e Obiliqit ka mbetur pa kulm mbi kokë.

Shtëpia e tyre iu dogj të hënën, derisa shkaktar për këtë dyshohet të jenë disa tela të rrymës.

“Vllau e ka vrejt që tym diçka edhe u ardh me kqyr. Ka mendu që fminë i kam mrena, kur e ka pa që nuk osht kërkush tani m’ka thirr mu ka në 6:30, unë jam kan në punë”, ka thënë kryefamiljari Skender Grajqevci.

Në vendin e ngjarjes dolën edhe organet përgjegjëse të KEDS-it, të cilat thanë se ende nuk kanë një raport final, derisa kërkuan nga palët që të përmbahen në çfarëdo konstatimi të parakohshëm.

Familja Grajqevci është strehuar përkohësisht tek të afërmit, derisa thonë se edhe komuna e Obiliqit pritet t’iu bëjë një strehim të përkohshëm për tre muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat