Berjani jep detaje nga vendimi për heqje të taksës për biznese nga Komuna e Fushë Kosovës

Kosova

Berjani jep detaje nga vendimi për heqje të taksës për biznese nga Komuna e Fushë Kosovës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 22:08
Ekrem Berjani

Ditë më parë Komuna e Fushë Kosovës ka marrë vendim që ta heqë taksën komunale për bizneset që operojnë brenda territorit të saj.

Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik, Ekrem Berjani, ka thënë se varësisht nga madhësia e bizneseve është edhe përfitimi nga lirimi.

“Bëhet fjalë për mirkobiznese, biznese familjare… Pra të gjitha janë përfitues duke nisur nga taksa prej 60 euro deri në 1,500 euro”, është shprehur Berjani.

“Fokusi unë do të jetë krijimi i lehtësirave dhe avantazheve për bizneset. Vendimi i marrë do të jetë njëvjeçar. Ne do të jemi krah bizneseve për t’iu ofruar mundësi”.

Vendimi siç ka treguar ai është marrë në pajtueshmëri të plotë të të gjitha subjekteve politike në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat