Komuna e Vitisë zhvilloj një aksion të pastrimit për largimin e deponisë illegale të mbeturinave në Pozheran

Kosova

Komuna e Vitisë zhvilloj një aksion të pastrimit për largimin e deponisë illegale të mbeturinave në Pozheran

Më: 3 prill 2022 Në ora: 13:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspekcionit, në kuadër të ditëve të ambientit, dje kanë zhvilluar një aksion të pastrimit për largimin e deponisë ilegale të mbeturinave në Pozheran, te vendi i quajtur “Drejat”.

Me këtë rast Visar Demiri, drejtor i DSHPE- së në Viti, potencoi se punët për largimin e deponive ilegale dhe pastrimin e mjedisit do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim edhe nëpër lokalitete të tjera të komunës së Vitisë.

Ai shtoj se në bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e Inspekcionit, Adnan Imeri u zhvillua ky aksion dhe shtoj se në këtë zonë do të vendosen shenjat që ndalon hedhjen e mbeturinave si dhe do të vendosen kamera për mbikëqyrje.

Drejtorat Demiri dhe Imeri i ftuan qytetarët të kujdesën për një mjedis sa më të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat