Bali Muharremaj: Vizitat e krerëve të shtetit nëpër komuna të vonuara, por të mirëseardhura

Kosova

Bali Muharremaj: Vizitat e krerëve të shtetit nëpër komuna të vonuara, por të mirëseardhura

Më: 6 prill 2022 Në ora: 10:11
Bali Muharremaj

Vizitat nëpër Komuna të krerëve të shtetit, janë paksa të vonuara sipas kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj, por shumë të domosdoshme.

Ai në një intervistë tha se vizitat e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nëpër Komuna, janë të nevojshme sidomos në këtë kohë, kur po përballen me telashe të shumta, sidomos karshi ngritjes së çmimeve.

Muharremaj, tha se gjatë këtyre vizitave, liderët mund të njoftohen rrënjësisht me telashet e komunave e po ashtu edhe të qytetarëve.

I pari i Suharekës në Klan Kosova, tha se do t’i pres liderët institucional, duke e respektuar hierarkinë institucionale. Njëjtë siq do të bëjë edhe me Ministrat e Qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat