​Peci në Gjermani prezanton potencialin që ofron Kosova për investime në bujqësi

Kosova

​Peci në Gjermani prezanton potencialin që ofron Kosova për investime në bujqësi

Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:57
Faton Peci në Gjermani

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, së bashku me përfaqësuesit e kompanive kosovare, të cilët eksportojnë prodhimet e tyre bujqësore në Gjermani, kanë vizituar kompaninë e frutave, perimeve dhe luleve “Langard” në Dyseldorf të këtij shteti.

Gjatë kësaj vizite, ministri Peci është interesuar për mundësitë e krijimit të bashkëpunimit dhe investimit potencial në vendin tonë, në mënyrë që të krijohen tregje të reja për prodhuesit vendorë.

Me këtë rast, ministri është takuar me përfaqësuesit e kompanisë “Langard”, të cilët i ka njoftuar më hollësisht për potencialin që ofron Kosova për investime në sektorin e bujqësisë.

“Përfaqësuesit e kompanisë kanë treguar interesim për mundësitë e potencialit që ofron Kosova për investim. Po ashtu nga kjo kompani kanë shprehur gatishmërinë që të ndajnë me prodhuesit kosovarë ekspertizën dhe përvojën e tyre me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë. Ndryshe, “Langard” nën ombrellën e vet ka rreth 3000 punëtorë, 3000 fermerë të kontraktuar, si dhe 80.000 operatorë në Gjermani dhe në botë”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat