ShSKUK: 219 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit

Kosova

ShSKUK: 219 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit

Më: 21 prill 2022 Në ora: 15:31
QKUK

Në Klinikën Emergjente gjatë 24 orëve të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore 219 persona.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 219 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i rasteve, 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

“219 pacientëve u është ofruar kujdesi emergjent mjekësor gjatë 24-orëve të fundit në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.   Poashtu, trajtim mjekësor kanë marrë 27 pacientë nga aksidentet në trafik”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat