Kryetari Haliti vizitoi shkollat fillore në Kabash dhe në Viti

Kosova

Kryetari Haliti vizitoi shkollat fillore në Kabash dhe në Viti

Më: 27 prill 2022 Në ora: 15:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shkollën fillore “Ndre Mjeda”, në Kabash dhe shkollën fillore “Bafti Haxhiu”, në Viti.

Njoftimi:

Qëllimi i kësaj vizite, ishte për të parë nga afër realizimin e projektit që po realizohet në këto dy shkolla, si dhe shkolla fillore “Hysen Tërpeza” në Tërpezë, të cilat janë pjesë e projektit të Fondit Kosovarë për Efiçiencë në Energji.

Në kuadër të këtij projekti në këto objekte do të bëhen renovime, termoizolime të jashtme etj, me qëllim të ruajtjes së energjisë brenda tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat