Dyvjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i restorantit në Prizren, ku familja shkoi për iftar

Kosova

Dyvjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni i restorantit në Prizren, ku familja shkoi për iftar

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:09
Prizren

Një fëmijë dyvjeçar mbrëmë ka rënë aksidentalisht nga dritarja e ballkonit në një restorant në Prizren.

Familja ishte për iftar në Prizren, teksa Policia e Kosovës rastin është duke e trajtuar si aksidental.

Fëmija është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Rasi ka ndodh mbrëmë rreth orës 20:50 dhe është duke u trajtuar si rast aksidental. Fëmija ka rënë aksidentalisht nga dritarja e ballkonit në një restorant ku familja po bënte iftar”.

“Fëmija është duke u trajtuar në QKUK dhe njësitet janë duke bërë hetimet në vendin e ngjarjes”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat