​Ngjarjet e datës 5 maj

Kosova

​Ngjarjet e datës 5 maj

Më: 5 maj 2022 Në ora: 06:27
Foto ilustrim

Fillon edicioni i tretë i “Garës për Gjakovë të Pastër” me mbjelljen e luleve nga ura e Islam Begut deri te “Sahat Kulla” (Gjakovë, ora 08:30)

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Podujevë shënon 5 Majin - Ditën e Dëshmorëve me aktivitete të ndryshme. Nis me mbjelljen e 200 drunjve në Sylevicë (Ora 08:30)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës (KGJK, ora 09:00)

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje (KK, salla N302, ora 9:30)

Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave (KK, salla N303, ora 9:30)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit do të vazhdojë mbledhjen e katërt e ndërprerë me datë 29 prill (Komuna e Rahovecit, ora 09:00)

Komuna e Gjakovës në bashkëorganizim me OVL-UÇK për nder të ditës së dëshmorëve të komunës së Gjakovës, organizon homazhe te Lapidari “Shokët e Lirisë” (Ora 10:00); Te shtatorja e heroit Agron Rama (Ora 10:10); Te varrezat e dëshmorëve (Ora 10:15)

Hapet Panairi i Turizmit dhe Sportit (Pallati i Rinisë, ora 11:00)

Shoqata e Mamive të Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Mamive (Kino ABC, Prishtinë, ora 11:00)

Oda Ekonomike e Kosovës hap Panairin e Përgjithshëm "Prishtina 2022" (Qendra e Panaireve, Fshati Shkabaj, Prishtinë, ora 11:00)

Shënohet “Java e dëshmorëve” në komunën e Rahovecit me homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rahovec (Ora 11:00)

Panairi i Edukimit në Kosovë organizon edicionin e 14-të (Pallati i Rinisë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat