Fushë Kosova e lagjja Kalabria pa ujë të pijshëm deri nesër në mëngjes

Kosova

Fushë Kosova e lagjja Kalabria pa ujë të pijshëm deri nesër në mëngjes

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

KRU Prishtina do të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj sonte nga ora 22:00 deri nesër në mëngjes për konsumatorët e Fushë Kosovës dhe një pjese të lagjes Kalabria në Prishtinë.

Kjo vjen si shkak i mbeturinave dhe mungesës së ujit në kanalin e Ibrit që vjen nga "Ibër-Lepenci", thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj do të afektohen edhe pikat e larta të shërbimit/ furnizimit me ujë në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat