Brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, familjarët nuk përmbahen nga lotët

Kosova

Brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, familjarët nuk përmbahen nga lotët

Më: 18 maj 2022 Në ora: 10:40
Pamje nga familja e Hysni Gucatit

Mediat po qëndrojnë në shtëpinë e Hysni Gucatit, atje ku po përcillet me vëmendje të madhe seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj tij dhe Nasim Haradinajt. Nga pamjet e realizuara nga T7 shihet se familjarët nuk po mund të përmbahen nga lotët, gjatë kohës sa po e shikojnë seancën që ka nisur pak minuta më parë.

Pak minuta para se të shpallet aktgjykimi ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, ka folur vajza e këtij të fundit.

Ajo ka thënë se presin lirimin e babait të saj. Sipas saj, edhe pritjet e avokatëve janë pozitive.

“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv”, ka thënë ajo.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat