Drenasi, e vetmja komunë ku nuk ka ndodhur asnjë shkurorëzim gjatë marsit

Kosova

Drenasi, e vetmja komunë ku nuk ka ndodhur asnjë shkurorëzim gjatë marsit

Më: 23 maj 2022 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Shikuar për muaj, numri më i madh i divorceve shënohet në muajin shkurt, gjithsej 122.

Të dhëna të ngjashme përpunohen çdo muaj nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Njëra nga pikat që ngjallë më së shumti interesim e ne disa raste edhe shqetësim, është numri i lartë i shkurorëzimeve.

Në tre muajt e parë të vitit, në “Statistikat e Lindjeve Vdekjeve Kurorëzimeve dhe Shkurorëzimeve” figurojnë 344 shkurorëzime.

Shikuar për muaj, numri më i madh i divorceve shënohet ne muajin shkurt, gjithsej 122. Ne janar figurojnë 119 shkurorëzime.

Kurse nga tre muajt, numri më i vogël është në shkurt, ku të raportuara janë 103.

Sipas sociologut Halim Emrullahu ka një arsye kryesore që numri i divorceve po rritet.

Emrullahu pohoi që disa nga arsyet pse ndodhin kaq shumë divorce janë edhe mos ndarja e përgjegjësive.

Nga te dhënat e raportit per muajin masrs, nga 103 shkurorëzimet, numri me i madh i tyre ishte ne Prizren, ku figurojnë 16 dhe ne Prishtine ku janë 11 te tilla.

Ne anën tjetër, nga komunat me shumice shqiptare, Drenasi është i vetmi ku nuk është raportuar për asnjë shkurorëzim gjate marsit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat