Ibrahimi për “Sunny Hill”: Ministri Krasniqi bëri shkelje kur kërkoi të ndryshohet dhënia në shfrytëzim e pronës

Kosova

Ibrahimi për “Sunny Hill”: Ministri Krasniqi bëri shkelje kur kërkoi të ndryshohet dhënia në shfrytëzim e pronës

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 19:16
Sazan Ibrahimi

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, vlerëson se Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, bëri shkelje kur ndërhyri në kompetencat dhe në autonominë lokale të komunave të cilat janë të përcaktuara me ligjet në fuqi.

“Sot nga kabineti i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, është kërkuar një analizë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës rreth asaj se a ka shkelje nga niveli qendror në kompetencat e komunave në një shkresë e cila është drejtuar nga ministri, Elbert Krasniqi, drejt Ramës”.

“Është bërë një shkelje në kompetencat e komunave bazuar në legjislacionin në fuqi niveli qendror nuk ka të drejtë t’i drejtohet komunës dhe t’i tregojë se a duhet t’ja japë dikujt në shfrytëzim pronën komunale për 99 apo 10-15 vjet”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi, në Info Magazine në Klan Kosova, ministri Krasniqi bëri shkelje kur pos që kërkoj që komuna të shtyjë vendimin i tregoji edhe si ta bëjë këtë ndryshim.

Ne kemi konstatuar që në momentin që një ministër e shfrytëzon të drejtën e vet për t’i kërkuan një kryetari të komunës ndryshimin e vendimit e edhe i tregon se si ta bëjë ndryshimin – ka bërë shkelje”.

“Ka qenë një kërkesë eksplicite e ministrit Krasniqi që vendimi i Kuvendit Komunal për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim për 99 vjet të ndryshohet dhe gjithashtu ka shkuar edhe aq larg e në detaje sa i tregon edhe se si mund të ndryshohet ai vendim”.

Ibrahimi, mes tjerash, thotë nga MAPL-ja kanë të drejtë të kërkojnë sqarime por jo të ndërhyjnë në vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat