Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

Kosova

Arrestohet personi që keqtrajtoi fëmijën në Prishtinë

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia ka arrestuar personin që shihet në një video-incizim duke e keqtrajtuar një fëmijë në Tauk Bahçe të Prishtinës.

Siç njofton policia, në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit.

Policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

Po ashtu ka proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se personi në foto është një 55-vjeçar, i cili po dyshohet se ka rrahur pamëshirshëm vajzën e tij 10-vjeçare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat