Për një javë u dyfishuan infektimet me COVID-19 nga 106 në 213

Kosova

Për një javë u dyfishuan infektimet me COVID-19 nga 106 në 213

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri dje janë 213 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, shtatë ditë më parë, konkretisht më 19 qershor, ishin vetëm 106 raste aktive.

Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

“823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat