Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve

Kosova

Shtatë migrantë në një veturë, Policia e Kosovës i kap me ndihmën e qytetarëve

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 17:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës në Prizren, pas pranimit të informacioneve relevante në bashkëpunim me qytetarë, sot me rreth orës 09:40, ka ndaluar një automjet të dyshuar me tabela shqiptare.

Dhe gjatë kontrollimit në brendësi të automjetit janë gjetur shtatë persona migrantë ilegal, shtetas të huaj.

Sipas Policisë, një person i dyshuar, shtetas kosovar është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar edhe policia kufitare në Vërmicë.

“Lidhur me këtë  janë njoftuar të gjitha njësitet e nevojshme policore, është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe është marrë rekomandimi që rasti të adresohet në kompetencë të Njësitit të Migrimit për trajtim të mëtejmë të rastit sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në njofitm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat