Temperatura deri në 34 gradë Celsius, IHK bën thirrje t’iu shmangeni rrezeve të diellit

Kosova

Temperatura deri në 34 gradë Celsius, IHK bën thirrje t’iu shmangeni rrezeve të diellit

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot i nxehtë.

Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29 deri në 34 gradë Celsius.

Ata bën thirrje që për shmangie të kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike dhe tek të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat