Byroja e Sigurimi ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që s’po e marrin policën e sigurimit

Kosova

Byroja e Sigurimi ka një njoftim me rëndësi për mërgimtarët që s’po e marrin policën e sigurimit

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 09:53
Byroja e Sigurimi

Byroja Kosovare e Sigurimit ka apeluar te mërgimtarët që ta paguajnë policën e sigurimit kufitar, meqenëse, siç kanë thënë, është vërejtur se disa vetura me targa të huaja se kanë marrë fare policën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë.

Nga BKS’ja ua kanë kujtuar mërgimtarëve se pajisja me policë sigurimi është obligim ligjor.

“Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat