Beka: Inspektorati Policor tanimë ka bashkëpunim më të mirë me qytetarët

Kosova

Beka: Inspektorati Policor tanimë ka bashkëpunim më të mirë me qytetarët

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 19:16
Policia e Kosovës

Zëdhënësi i Inspektoratit të Policisë së Kosovës, Arbër Beka tha se institucioni i tyre tanimë ka një bashkëpunim shumë më të mirë dhe më të fuqishëm me qytetarët e vendit.

Beka bëri të ditur se institucioni i IPK-së ka nevojë për burime shtesë njerëzore.

“E rëndësishme është se tani vërehet një bashkëpunim më i mirë me qytetarët dhe më i fuqishëm sesa që ka qenë më herët. Ndoshta në vitet e para qytetarët nuk kanë pasur aq shumë njohuri. Nuk është që IPK-ja nuk ballafaqohet me sfida, shembull ne mund ta marrim numrin e Burimeve Njerëzore, për të cilët IPK-ja ka nevojë për burime shtesë njerëzore. Aktualisht janë 96 zyrtarë duke përfshirë edhe zyrtarët e stafit civil”, tha ai.

Ndërkaq, Beka shtoi se fushëveprimet e IPK-së janë dy kryesore, siç janë: Inspektimi, ku me ligj kanë të drejtë ta inspektojnë çdo fushë, si dhe pjesa tjetër, është pjesa e hetimit, që nënkupton pjesën e trajtimit të ankesave të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat