Muzeu i Burgut të Prishtinës, Kurti: Do të dokumentojë historinë tonë të vështirë, që të mos përsëritet më kurrë

Kosova

Muzeu i Burgut të Prishtinës, Kurti: Do të dokumentojë historinë tonë të vështirë, që të mos përsëritet më kurrë

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 22:16
Muzeu i Burgut të Prishtinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas shndërrimit të burgut të Prishtinës në muze, duke thënë se objekti do të dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë.

Kurti ka shkruar në Facebook se brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999.

“Një mur me thënie, vargje e ilustrime nga ish të burgosurit. Poshtë korridorit, në fund të katit të parë, brenda rrojtores së dikurshme, është një ekran. Janë më shumë se 9 mijë emra dhe mbiemra të të burgosurve shqiptarë në të gjitha burgjet politike në Kosovë dhe Serbi... Kjo ndërtesë, që e kemi shndërruar në Muze të Burgut të Prishtinës, do të restaurohet e konservohet tërësisht, për ekspozitën e përhershme, e në funksion të Muzeut të plotë të Burgut të Prishtinës. Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qëndresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Muzeu është ish-qendra e paraburgimit gjatë kohës së regjimit serb, ku mijëra ish të burgosur shqiptarë kanë përjetuar trajtime çnjerëzore.

Në hapësirat e këtij burgu janë vendosur fotografi, video, e artefakte të tjera të ish të burgosurve, që mëtojnë të tregojnë realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve, jo vetëm në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat