50 të vdekur në Kosovë brenda gjashtë muajsh në aksidente trafiku

Kosova

50 të vdekur në Kosovë brenda gjashtë muajsh në aksidente trafiku

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë vdekur 50 persona në aksidentet rrugore.

Vetëm për gjashtë muaj në tërë Kosovën kanë ndodhur 44 aksidente me fatalitet, nga të cilat vdiqën 50 persona.

Në gjashtë mujorin e parë i këtij viti, vetëm në komunikacion, janë lënduar mbi 3 mijë e 500 persona.

Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë.

Por për njohësit fushës së komunikacionit kjo nuk është e mjaftueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat