Parashikimi i motit nga sot deri të hënën, ja kur parashikohet të kthehet shiu dhe bubullimat

Kosova

Parashikimi i motit nga sot deri të hënën, ja kur parashikohet të kthehet shiu dhe bubullimat

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 07:01
Foto ilustrim

Më nxehtë në ditët e ardhshme e kryesisht me diell. Në fundjavë mundësi për rrebeshe të shkurta me bubullima. Të dielen temperaturat në rënie të lehtë, parashikon “Prishtina Weather”.

13.07.2022 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet për ditët e ardhshme.  Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites.  Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.

Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

14.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.

15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.

17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell.  Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje.  Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë.  Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike pëson një rënie përreth vlerave normale deri të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat