Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch - gazetaret e radhës ukrainase që strehohen në Kosovë

Kosova

Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch - gazetaret e radhës ukrainase që strehohen në Kosovë

Më: 17 korrik 2022 Në ora: 20:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Kosovë, sot, kanë mbërritur dy gazetaret ukrainase Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch. 

Gazetaret janë mirëpritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.

Synelnyk dhe Chykanch - do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists - EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë. 

“Journalists in Residence - Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat