Brenda gjashtë muajve në Klinikën e Endokrinologjisë u kryen mbi 5 mijë vizita ambulantore

Kosova

Brenda gjashtë muajve në Klinikën e Endokrinologjisë u kryen mbi 5 mijë vizita ambulantore

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë e 867 vizita ambulantore, 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, 1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB).

Gjithashtu, janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë tjerë neuroendokrine.

Në të njëjtën kohë, është duke u punuar me intensitet edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike.

Si dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të EVP-se dhe Kongresit të Diatologjise, që do të mbahet në nëntor të këtij viti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat