Drejtues të IPK-së dhe AMP-së takuan Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit të SHBA-ve

Kosova

Drejtues të IPK-së dhe AMP-së takuan Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit të SHBA-ve

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:02
Pamje nga takimi

Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së së bashku me Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP-së) të Republikës së Shqipërisë priten në takim Zëvendës ndihmës sekretaren e Departamentit Shtetit te SHBA-ve Lisa A. Johnson dhe përfaqësues nga Sektori për Diplomaci publike. 

Takimi u zhvillua në pikën e përbashkët kufitare në Vërmicë ku ndër tjera u prezantua puna e përbashkët në realizmin me sukses të operacionit antikorrupsion “Pika 1 dhe 2”.    

Kryeshefi i IPK-së z. Hodaj dhe Drejtori  i AMP-së z. Rrumbullaku, falënderuan znj. Johnson për ndihmën e Departamentit te Shtetit përmes INL dhe ICITAP në fuqizimin e kapaciteteve profesionale të agjencive përkatëse.

Ndihmës sekretarja Johnson vlerësoi lartë suksesin e IPK-së dhe AMP-së në realizmin me sukses të operacionit Pika 1 dhe 2 dhe shprehu gatishmërinë e SHBA-ve në mbështetjen edhe me të fuqishme të institucioneve në luftimin e korrupsionit në polici si fenomen që dëmton besimin e qytetarëve në institucione të zbatimit të ligjit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat