Krasniqi tregon arsyen pse kurrë nuk do të merrte pozitë në pushtet

Kosova

Krasniqi tregon arsyen pse kurrë nuk do të merrte pozitë në pushtet

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 23:34
Florin Krasniqi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së dhe sipërmarrësi kosovar në SHBA, Florin Krasniqi tha se asnjëherë nuk do të merrte pozitë zyrtare,  për shkak që i dinë dobësitë e tij.

Krasniqi tha se arsyeja pse nuk dëshiron të ketë pozitë zyrtare në Kosovë është për shkak që nuk e dëshiron degradimin e shtetit të tij, pasi sic thotë ai, bota e njeh atë si shitës të armëve.

“Unë nuk kisha marrë pozitë në pushtet kurrë, se ja di dobësit vetit, ja di të metat e mija. Sot me mu ofru pozitë në pushtet, unë nuk marrë, sepse krejt bota më njeh si shitës i armëve.

Nuk munda me degradu vendin tem me marrë pozitë në pushtet, e me dal me ia dëshmu dyjes që nuk kom shit armë, se jon fotografitë me pushkë të mëdha. Kosova nuk ka vakt mem rahabilitu mu, nuk duhet me hargju kohë në mu”, tha ai.

Tutje ai tregoi që edhe fëmijëve të tij nëpër shkolla u thonë se e kanë babanë tregtar të armëve.

Sipas tij, personat që janë të futur në lista të tilla, nuk duhet të marrin pozita zyrtare, e këtë thotë duhet ta bëjnë për hatër të Kosovës.

“Pozitë zyrtare nuk marrë kurrë, se e di qysh më sheh bota mu.

Fëmijëve të mij nëpër shkolla ju thojnë e keni babën tregtar të armëve. Ma të këqi janë ata që shesin njerëz, pastaj janë ata që shesin armë. Këta që shesin droga janë më të mirë. Mua më ka kap qajo listë. Kosova nuk ka vakt mem hek mu. Këta që i ka kap ajo listë, nuk duhet me kon aty, për hatër të Kosovës”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat