Tri foshnje me COVID-19 po trajtohen në QKUK

Kosova

Tri foshnje me COVID-19 po trajtohen në QKUK

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në raportin e klinikave të QKUK-së, në 24 orët e fundit, është shtuar edhe një foshnje me Covid që po trajtohet në klinikën e Neonatologjisë. Kështu numri i foshnjave me Covid në QKUK aktualisht është 3.

Bazuar në raportet e datës 28 korrik nga klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, 92 pacientë në trajtim mjekësor nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 30 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 8 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje

Spitali i Gjakovës,13 pacientë

Spitali i Pejës, 13 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat