Dr Faton Bislimi nderohet me çmimin e madh "Dardania" nga bordi i Kuvendit Kombëtar të Alpeve

Kosova

Dr Faton Bislimi nderohet me çmimin e madh "Dardania" nga bordi i Kuvendit Kombëtar të Alpeve

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 09:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

"Dje në Vermosh të Malësisë së Madhe në Kuvendin Kombëtar të Alpeve u nderova me çmimin e madh "Dardania" nga bordi i Kuvendit Kombëtar të Alpeve dhe Gazetës së Alpeve për kontributin tim në sforcimin e marrëdhënjeve unike shqiptaro-amerikane dhe punën e parezervë ndaj kauzës sonë kombëtare bashkë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për fiks dy dekada angazhim", shkruan Faton Bislimi.

Ai thotë ndër të tjera se 'aty isha i ftuar i nderit nga matanë Atlantikut bashkë me miken time të çmuar Besa Tafilaj Pinchotti'.

"Këtë nder pata kënaqësinë ta ndaj bashkë edhe me bijen time, Fionën! Është esenciale të përcjellim tek fëmijët tanë atdhedashurinë dhe krenarinë e historisë por edhe potencialit tonë kombëtar si shqiptarë", shkruan ai.

Mesazhi ime edhe në Vermoshin e natyrës magjepse që Zoti na e ka dhuru ishte se miqësinë tonë me SHBA-të duhet ruajtur si sytë e ballit!

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat