Drejtori i Pulmologjisë: Varianti i fundit i COVID-19 nuk po shkakton pneumoni

Kosova

Drejtori i Pulmologjisë: Varianti i fundit i COVID-19 nuk po shkakton pneumoni

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 11:31
Musa Hoxha

62 pacientë po vazhdojnë të marrin trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, ndërsa nuk ka pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Musa Hoxha.

Ai ka thënë se numri i vizitave ambulatore e konsultave ka filluar të bie.

“Në Klinikën e Pulmologjisë nga 67 sa e ka kapacitetin klinika e Pulmologjisë sot i kemi të shtruar 62 pacientë. Asnjë nuk e kemi covid pozitiv.Pacientët që janë covid pozitiv janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sa i përket menaxhimit të situatës dhe numrit të madh të infektuarve ku çdo i treti rezulton pozitiv në bazë të testeve nevojat dhe kërkesat e pacienteve për vizita ambulatore dhe konsulta është i vogël”, tha Hoxha.

Hoxha shtoi se për dallim nga virusi Sars, varianti i fundit i Omriconit nuk po shkakton pneumoni.

“Gjatë kësaj pandemie siç është parë ky virusi sars cov2 dhe variantet e tij e kane prekur sistemin respirator se është virus multisitemik. Siç shihet në këtë valën e fundit variantet e omicron më tepër kanë shkaktuar trahite por jo pneumoni ose krejtësisht ndonjë rast i rrallë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat