Aksidentohet autobusi në Istog, raportohet për të lënduar

Kosova

Aksidentohet autobusi në Istog, raportohet për të lënduar

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:31
Pamje nga aksidenti

Një autobus në komunën e Istogut është aksidentuar sot, sipas mediave lokale raportohet edhe për të lënduar.

Ndërkaq, autobusi u aksidentua me një multikultivator.

Media ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë, Fadil Gashi dhe i njëjti tha se vozitësi ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 12:15, policia është njoftu për një aksident në fshatin Cërrcë komuna e Istogut. Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe multikultivatori, lëndime trupore ka pësuar vozitësi i multikultivatorit dhe është dërgu për trajtim mjekësor”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat