Dy foshnje po trajtohen nga Koronavirusi në Klinikën e Neonatologjisë

Kosova

Dy foshnje po trajtohen nga Koronavirusi në Klinikën e Neonatologjisë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

75 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në klinika dhe spitalet e përgjithshme, ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përmes një njoftimi.

Derisa tutje thuhet se dy prej pacientëve janë foshnje, të cilët po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë.

“Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast Spitali i Gjakovës, 15 pacientë Spitali i Prizrenit, 5 pacientë Spitali i Pejës, 5 pacientë Spitali i Gjilanit, 3 pacientë Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat