​Podujevë, nis rregullimi i "Parkut të Paqes" dhe "Parkut Manchester"

Kosova

​Podujevë, nis rregullimi i "Parkut të Paqes" dhe "Parkut Manchester"

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:56
​Podujevë

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rregullimin e hapësirave në "Parkun e Paqes" dhe "Parkun Manchester".

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se projekti parasheh që të ndërtohet kinemaja e hapur, ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë.

Poashtu hapësirat për rekreacion si ndërtimi i fushave të pingpongut, shahut etj.

“Gjithashtu do të bëhet pastrimi i hapësirave publike në të dy parqet, do të vendosen pushimore, shporta për mbeturina dhe çezme për ujë të pijshëm”, shkruan Bulliqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat