“Sofra e Drenicës”/ Komuna organizoi aktivitetin tradicional që i kushtohet mërgimtarëve

Kosova

“Sofra e Drenicës”/ Komuna organizoi aktivitetin tradicional që i kushtohet mërgimtarëve

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 00:09
“Sofra e Drenicës”

Komuna e Skenderajt ka organizuar sonte aktivitetin tradicional “Sofra e Drenicës” që i kushtohet bashkatdhetarëve tanë, të cilët aktualisht ndodhen për pushime në vendlindje, ku kanë marrë pjesë një numër i madh bashkatdhetarësh dhe pjesëmarrës tjerë.

Ky organizim ka qenë më i veçantë nga herat tjera, ku ka pas elemente të kulturave bujqësore, si duaj të grurit, që janë shtruar për t’u ulur, pajisje të tjera të traditës shqiptare, dhe një ekspozitë prapa sofrave me fotografi të kohës së vjetër, ndërsa është mbajtur në platonë e Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, në fjalimin e tij drejtuar të pranishmëve, ka falënderuar të gjithë bashkatdhetarët që kanë kontribuar dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për shtetin e Kosovës dhe kombin në përgjithësi.

Të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari Sami Lushtaku, profesori Daut Demaku, i cili edhe e ka udhëhequr pothuajse tërë pjesën e fjalimeve dhe tregimeve apo anekdotave, që janë edhe karakteristikë e këtij aktiviteti.

Ndërkohë edhe Ansambli i Drenicës është kujdesur për pjesën artistike, me këngë të njohura shqiptare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat