Moti gjatë kësaj jave me vranësira dhe reshje shiu dhe mot të nxehtë

Kosova

Moti gjatë kësaj jave me vranësira dhe reshje shiu dhe mot të nxehtë

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 07:16
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

Reshjet e shiut të cilat përfshinë vendin gjatë këtyre ditëve, fillimisht më të fokusuara ishin në veriperëndim dhe verilindje të vendi, duke u shtrirë ditën e diele edhe në pjesë tjera të territorit.

Ndonëse këto reshje ishin të mirëseardhura për gjitha fushat, nuk do të thotë se mbaruan temperaturat mbi 30 gradë Celsius.

I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës. Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit  në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat