​COVID-19, lejohet vaksinimi me dozën e katërt për personat mbi 50 vjeçare

Kosova

​COVID-19, lejohet vaksinimi me dozën e katërt për personat mbi 50 vjeçare

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 17:28
Ilustrim

​COVID-19, lejohet vaksinimi me dozën e katërt për personat mbi 50 vjeçare.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë) si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

Sipas njofitmit të MSh-së, rekomandimet e aprovuara janë mbështetur në organizatat kredibile ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat