Drejtori i Bulliqit e shpallë të përfunduar grevën në Podujevë me tri thirrje të shkollave në Facebook

Kosova

Drejtori i Bulliqit e shpallë të përfunduar grevën në Podujevë me tri thirrje të shkollave në Facebook

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 19:14
Shpejtim Bulliqi

Tri shkolla në Podujevë kanë postuar në Facebook thirrje për prindërit që t’i cojnë fëmijët në shkollë duke filluar nga nesër.

Kjo i ka mjaftuar Drejtorit të Arsimit në Komunën që drejtohet nga VV ta shpallë si ndërprerje të greves duke thënë se “i përshëndet vendimet e shkollave që t’ia nisin mësimit”.

Fillmisht shkolla ‘Fan Noli nw Podujevë bëri thirrje për fillimin e procesit mësimor nga nesër.

Më pas edhe shkolla “Xheladin Rakaliu” e bëri thirjen e njëjtë që mësimi të nis nesër.

Po ashtu edhe Gjimnazi “A. Xhuvani” Podujevë iu bashkua thirrjes që greva të ndërpritet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat