Banorët e disa fshatrave të komunës së Dragashit vazhdojnë të ngelen pa ujë të pijshëm!

Kosova

Banorët e disa fshatrave të komunës së Dragashit vazhdojnë të ngelen pa ujë të pijshëm!

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Çfarë uji pinë banorët e komunës së Dragashit dhe kur do të rregullohet çështja e ujësjellësit për pesëmbëdhjetë fshatrat që vuajnë me dekada për ujë të pijes? Janë këto pyetje që vazhdimisht i preokupon ata. Dhe, dilemat gjithsesi kanë mbetur të pasqaruara. Derisa qytetarët ankohen për cilësinë dhe mungesën e ujit, kompetentët ende nuk kanë arritur që ta shpallin tenderin e ri për ujësjellësin që do t’i furnizonte pesëmbëdhjetë fshatrat me ujë të pijshëm!

Edhe pse Bordi i ri i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ka anuluar tenderin, i cili nga Bordi i mëparshëm i OSHP-së zgjidhjen çështjes së tenderit, e kishte zhagit me vite të tëra duke ia kthyer zyrës së prokurimit komunal nëntë herë për rishqyrtim, tani ky problem për qeverinë e re lokale nuk ekziston andaj edhe pritet që ky problem jetik sa më parë të zgjidhet.

Edhe pse në fushatën zgjedhore prioritetet e të gjitha partive që garoni për pushtet lokal, e sidomos e partisë në pushtet, ishte ujësjellësi dhe kanalizimi për të gjithë komunën me një impiant modern, por pas zgjedhjeve doli si prioritete kubëzimi i rrugës Kapre-Rrenc dhe Buzez-Kroi Minës, ndërsa ujësjellësi dhe kanalizimi hë për hë fare nuk përmendenën.

Banorët e kësaj komune e sidomos disa fshatra, në veçanti fëmijët, janë mjaft të rrezikuar nga uji i pijes që përdoret nga puset dhe ujësjellësi i secilit fshat veç e veç disa fshatra ndërkaq, Bellobradi përdor ujin e mbledhur nga mllakat me anë të drenazhimit, por edhe fshatrat tjera vuajnë nga mungesa e ujit si Breznja, Brruti, Zgatari, Kaprja etj.

Qytetarët e disa fshatrat që nuk janë në sistemin e “Hidroregjionit jugor” e që furnizohen me ujë burimesh nga basenet e ndërtuar me mjete vetjake ose komunale, sipas një analizës mikrobiologjike të këtyre ujërave të bëra në disa basene uji, dëshmojnë prezencën e baktereve, të cilat rrezikojnë shëndetin e banorëve.

Si përfundim, ekspertët e rekomandojnë që ujë nuk guxon të përdoret pa u zier apo pa u klorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat