Një ndërmjetësuese nga Evropa mes Jasharajt dhe Kurtit, aranzhohen dy takime

Kosova

Një ndërmjetësuese nga Evropa mes Jasharajt dhe Kurtit, aranzhohen dy takime

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 10:07
Susan Flocken

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar se sot do të mbajë konferencë për medie bashkë me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken.

Konferenca do të mbahet në orën 19 në zyrat e SBAShK-ut.

Sipas SBAShK-ut, konferenca do të mbahet pas takimeve të planifikuara të Flocken me kryeministrin Kurti e SBAShK-un.

Kujtojmë se kryetari i Këshillit Grevist Rrahman Jasharaj, ditë më parë ka thënë se Flocken e ka përkrahur grevën e SBAShK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat