Vazhdojnë hetimet për rastin e “ndërrimit të foshnjave” në QKUK

Kosova

Vazhdojnë hetimet për rastin e “ndërrimit të foshnjave” në QKUK

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin e “ndërrimit të foshnjave” në QKUK, të raportuar të enjten.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është hapur si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“QKUK, Prishtinë 21.09.2022 – 20:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshon se viktimës femër kosovare i është ndërruar foshnja.

Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat