Moti gjatë kësaj jave do të jet me stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave

Kosova

Moti gjatë kësaj jave do të jet me stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 06:06
Ilustrim

Në parashaikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e parë e vjeshtës parashihet me kushte të ndryshueshme  meteorologjike.    

Dita e hënë fillon me vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Kushte afersishtë të ngjashme të motit priten edhe ditën e martë ku pos reshjeve parashihen  edhe pak rreze dielli dhe mundesi për shkarkime rrufesh.

Të mërkurën vranësira më të theksuara dhe më pak reshje të cilat nuk do të përfshijnë gjithë territorin.

Të enjten dhe të premten mot më stabil dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat