Gashi: Greva në arsim nuk ka fitues por humbës

Kosova

Gashi: Greva në arsim nuk ka fitues por humbës

Nga: Hysni Gashi Më: 2 tetor 2022 Në ora: 15:17
Hysni Gashi

Arsimi dhe mësimdhënsit janë shtylla e shtetit dhe e kombit.

Ndonsë greva ne arsim ishte e paralajmruar me kohë me kërkesë 100 euro derisa të ishte zgjidh ligji i pagave të mësimdhënësve dhe me pastaj edhe kishte ndodh greva për një muaj.

Mirëpo të gjithë jemi dëshmitarë ndodhi siç ndodhi ne anën tjëtër, qeveria Kurti i kishte realizu 50% e këkkesave të sindikalisteve dhe kishte deklaru se ligji i pagave tanimë është me afër se kurrë ne finish.

Megjithatë kishte edhe deklarata nga sindikalistët e qeveritarët të pa matura e të pa menduar mirë që nuk i kontribonin situates ne të cilën ishte arsimi dhe veçse i kontribonin vazhdimit të greves.

Një gjë të gjithë do të duhej ta dimë se:”arsimi është shpirti i kombit dhe mësimdhënsit shtylla e kombit”!

Me ç’rast të gjithë ata ose ato që thonë se fitoj kryeministri Albin Kurti e humbi kryesindikalisti Rrahmani Jashari apo e kundërta nga ndërprerja e greves,mendoj se e kanë shumë gabim.

E kanë gabim,pasi që nuk ka fituës nga kjo greve,ndonëse ata që kanë hubur nga kjo greve janë nxënsit dhe tani që do të fitojnë nga ndërprerja e greves,janë pikrisht këta të fundit pra nxënsit.

Të njëjtën kohë qeveria do të duhej sa me parë ta pêrshpejtoj ligjin që mos të përseritet e njëjta situatë nga neglizhenca e ligjit të pagave të tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat