​Në oborrin e shkollës së mesme të lartë "Shaqir Hoxha" në Shalë, vihet gurthemeli për ndërtimin e një çerdhes

Kosova

​Në oborrin e shkollës së mesme të lartë "Shaqir Hoxha" në Shalë, vihet gurthemeli për ndërtimin e një çerdhes

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 10:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë së hënës kanë filluar punimet për ndërtimin e këtij objekti, ku i pari i Lipjanit tha se shumë shpejt do të finalizohet dhe do të jetë në funksion të fëmijëve.

Në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës, Imri Ahmeti tha se gradualisht po përmirësohet edhe standardi i nevojshëm për mirëqenien e shaljanëve.

Ahmeti: Kjo çerdhe do të jetë shumë shpejt në funksion të fëmijëve

"Është kënaqësi e veçantë për të vën gurthemelin e një objekti të ri të çerdhes për këtë regjion, jo vetëm Shalës. Po besoj që do ju shërbejë shumë familjarëve të kësaj treve, të kësaj pjese për edukimin e brezave të rinj. Unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur të ndajmë mjete të mjaftueshme dhe kjo çerdhe do të jetë shumë shpejt në funksion për fëmijët e këtij regjioni", ka thënë ai.

Edhe drejtori i shkollës, Ali Shamolli theksoi se në Shalë po përmirësohet infrastruktura.

Shamolli: Po plotësohemi edhe me çerdhe

"Po plotësohet infrastruktura në regjionin e Shalës. Po plotësohemi edhe me çerdhe edhe me shkollën fillore dhe të mesme. Urime qytetarëve, urime mësimdhënësve dhe presim rezultate", është shprehur ai.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë ditës do të marrë pjesë në përurimin e dy çerdheve në Sllovi dhe në Gadime të Lipjanit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat