Mashtruesit për viza e nëntë rrëmbyesve iu caktohen 30 ditë paraburgim

Kosova

Mashtruesit për viza e nëntë rrëmbyesve iu caktohen 30 ditë paraburgim

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit R. I., për veprën penale “mashtrim”.

Ndërsa nëntë personave të tjerë për veprën penale “rrëmbimi”.

Sipas njoftimit, ekziston dyshimi se i pandehuri R. I., nga Serbia, për 6 muaj i ka mashtruar personat B. Z., Xh. I., B. H., K. H., A. J., F. R., F. Sh. dhe  G. P., se do t’iu rregullojë dokumentacionet si pasaporta serbe dhe greke por edhe do t’iu caktojë tërmine për viaza pune.

“Për këto shërbime ka marr shumë të konsiderueshëm të të hollave, me ç’ rast me këto veprime i pandehuri u ka shkaktuar dëme materiale personave të lartshënuar”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat