Doktori flet për gjendjen e të rinjve që u therën me thikë në Viti

Kosova

Doktori flet për gjendjen e të rinjve që u therën me thikë në Viti

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 07:25
Specializanti i Emergjencës, Kadri Qetaj

Një rrahje në mes disa personave ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku kanë mbetur të lënduar katër persona, të cilët fillimisht janë dërguar në spitalin e Gjilanit, e më pas tre prej tyre janë transferuar në QKUK për ta vazhduar trajtimin.

Bëhet e ditur se gjatë kësaj përledhja janë përdorur mjete të forta dhe thika.

Ndërkaq, Specializanti i Emergjencës, Kadri Qetaj përmes një lidhje në “Edicionin Special” ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të të lënduarve nga kjo përleshje.

Ai u shpreh se tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Tre pacientët të cilët i kemi pranuar sonte, momentalisht janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Dy prej tyre kanë qenë me plagë në pjesën e barkun dhe të krahërorit, ndërkaq pacienti i tretë ka ardhur më vonë dhe ka qenë në gjendje pak më të keqe se dy të parët, edhe ky ka pasur plagë në regjionin e krahësorit dhe një plagë në dorën e djathtë, por momentalisht që të tre janë në gjendje stabile”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat