Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas

Kosova

Vrasja e shtatzënës, në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet kundër dhunës ndaj gruas

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Pas vrasjes së gruas shtatzënë në oborrin e QKUK’së, Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se në xhamitë e vendit do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.

Ligjërata do të mbahet sot.

Sipas BIK, kjo po bëhet me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat