Umpro Group e biznesmenit Shkumbin Ismaili, shpallet tatimpaguesi i vitit në Kosovë

Kosova

Umpro Group e biznesmenit Shkumbin Ismaili, shpallet tatimpaguesi i vitit në Kosovë

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 13:53
Shkumbin Ismaili

Për të dytën herë me radhë, biznesmeni nga Mitrovica, Shkumbin Ismaili, shpallet tatimpaguesi i vitit 2022 duke marrë çmimin nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Umpro Group, njëra nga kompanitë e vëllezërve Ismaili, e ka përmbyllur vitin 2022 me rreth 40 milionë euro taksa për Republikën e Kosovës.

Ceremonia është organizuar të premten mbrëma në Prishtinë, ku në praninë e bartësve të institucioneve shtetërore dhe të komunitetit të biznesit në Kosovë, është bërë ndarja e çmimeve. 

Ismaili është shprehur i lumtur që falë angazhimit të madh të kompanive që udhëheq bashkë me vëllezërit të tij, i sjell Kosovës miliona euro taksa në buxhetin e saj.

Image
Shkumbin Ismaili

“I lumtur e krenar që edhe këtë vit po nderohemi me çmimin e tatimpaguesit të vitit 2022. E pranuam vlerësimin dhe mirënjohjen e një pune të madhe e me sakrifica duke e mbyllur vitin e suksesshëm të kompanive tona me rreth 40 milionë euro taksa për buxhetin e shtetit. Do të vazhdojmë t’i sjellim edhe shumë të mira të tjera Kosovës. Faleminderit Odës dhe institucioneve tjera për vlerësimin. Faleminderit familjes për mbështetjen e madhe që të jemi në mesin e kompanive më të mëdha të Kosovës që i sjellim miliona euro taksa buxhetit të shtetit” ka thënë Ismaili.

Së fundi, biznesmeni me prejardhje nga Mitrovica dhe vëllezërit e tij kanë filluar një projekt investimi milionësh në Mitrovicë në kompleksin banesor Troy Residence perballë Interex dhe Etc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat